Të papjekura apo të pjekura? Si duhen ngrënë bananet për të marrë përfitimet shëndetësore

Nga A2 CNN
5 Maj 2023, 19:52 | Lifestyle
Të papjekura apo të pjekura? Si duhen ngrënë bananet

Bananet janë një frut shumë praktik për t'u konsumuar. Dhe ato janë ushqimi ideal për t’u rumbushur me energji. Nga pikëpamja ushqyese ato ofrojnë karbohidrate dhe kanë një përmbajtje të shkëlqyer të kripërave minerale, duke përfshirë magnezin, kaliumin, manganin dhe bakrin.

Ato përmbajnë vitamina, duke përfshirë vitaminën B6, vitaminën B9 dhe vitaminën C. Bananet më pas sigurojnë fibra, duke përfshirë ato të tretshme si inulina, të cilat janë lëndë ushqyese e preferuar për mikrobiotën e zorrëve.

Nga ana tjetër, ky frut ka disavantazhin se prishet lehtë, veçanërisht nëse mbahen në frigorifer, pasi në të ftohtë, lëkura e saj nxihet shpejt.

Të papjekurat janë më ngopëse

Bananet e papjekura janë më pak të pasura me sheqerna të thjeshta, sesa ato të pjekura, të cilat treten shpejt. Rrjedhimisht kanë një fuqi më të madhe ngopëse.

Pra, ato janë më të përshtatshme për ata që kanë nevojë të qëndrojnë në formë ose për ata që luftojnë me sulmet e papritura të urisë.

Të pjekur kanë më shumë antioksidantë

Një nga përfitimet e bananeve të pjekura është tretshmëria. Krahasuar me ato të papjekura, kur lëvozhga ka njolla të errëta fruti është më i tretshëm. Nga ana tjetër, është më e ëmbël dhe më e sheqerosur. Në fakt, niseshteja e bananes asimilohet më lehtë me maturimin.

Një avantazh tjetër i bananeve të pjekura është se ato janë më të pasura me antioksidantë, molekula të dobishme për të luftuar stresin oksidativ dhe për të ngadalësuar plakjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos