“Të parandalojmë një krizë të thellë ekonomike”, Dhoma Amerikane e Tregtisë i rekomandon qeverisë plan masash

Nga A2 CNN
17 Mars 2020, 16:39 | Ekonomi
“Të parandalojmë një krizë të thellë

Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka rekomanduar qeverisë marrjen e një plani masash “për të parandaluar një krizë të thellë ekonomike që mund të gërryejë bazën e shëndetshme ekonomike të vendit”.

“Këto nuk janë kohë të zakonshme për biznesin. Politikat qeveritare duhet të orientohen në përputhje me situatat e jashtëzakonshme në të cilat po jetojmë. Ne besojmë se rekomandimet tona do t’i vijnë në ndihmë të gjitha bizneseve të cilat janë dëmtuar financiarisht duke i lehtësuar nga detyrimet financiare të detyrueshme në kohë normale. Ne rekomandojmë plan masash si në vijim: (A2 Televizion)

  • Kërkesë për shtyrjen e afatit ligjor për:
  • Depozitimin e pasqyrave financiare
  • Formularit per Deklarimin dhe Pagesën e tatimit mbi fitimin, si dhe;
  • Njoftimit vjetor për transaksionet e kontrolluara
  • Eliminimin e detyrimeve fiskale për të paktën tre muaj, dhe për bizneset në sektorin e turizmit gjashtë muaj;
  • Krijimin e një fondi të emergjencës që do të mundesojë akses në kapital (me anë të kredive të buta si dhe granteve) në mënyrë që bizneset të përballojnë efektin negativ të kësaj periudhe”, lexohet në deklaratën për shtyp të Dhomës Amerikane të Tregtisë.

A2 CNN Livestream

Latest Videos