Të punësuarit në shtet, paga mesatare 63.389 lekë, rritje minimale vitet e fundit

Nga A2 CNN
8 Tetor 2020, 12:32 | Ekonomi
Të punësuarit në shtet, paga mesatare 63.389 lekë, rritje

Teksa kryeministri ka premtuar rritje të pagave të mjekëve me 40% dhe të mësuesve me 15% vitin e ardhshëm, të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se pagat në sektorin shtetëror kanë lëvizur me ritme të ngadalta vitet e fundit.

Nga sa vihet re, paga mesatare mujore e një të punësuari në sektorin shtetëror më vitin 2017 ka qenë 61.600 lekë. Ajo ka pësuar rritje thuajse të papërfillshme gjatë viteve 2018 dhe 2019, për të shënuar në tremujorin e dytë të këtij viti, që është edhe e dhëna e fundit e disponueshme, nivelin e 63.389 lekëve.

Nga përllogaritjet rezulton se në tre vite, paga mesatare e një të punësuari në sektorin shtetëror është rritur me vetëm 1789 lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos