Guvernatori Sejko: Tkurrja e ekonomisë parashikohet 7.6%, rikuperimi vitin e ardhshëm

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 16:42 | Ekonomi
Guvernatori Sejko: Tkurrja e ekonomisë parashikohet 7.6%, rikuperimi vitin

Papunësi e rritur, gjendje e sektorit privat të përkeqësuar dhe tkurrje e ekonomisë, janë këto sfidat me të cilat është përballuar ekonomia shqiptare gjatë pandemisë. Në një konferencë për mediat, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaron se rënia ekonomike ka vijuar.

"Pandemia është sfida më serioze në dekadat e fundit, papunësia e rritur, gjendja e sektorit privat është përkeqësuar. Perspektiva e rikuperimit mbetet e pasigurtë, inflacioni 3 %, aktiviteti ekonomik rënie në 10.2 % në tremujorin e dytë. Papunësia u rrit në 11.3%. Rënia ekonomike ka vijuar”.

Sipas guvernatorit, Gent Sejko, parashikimi për tkurrjen ekonomike në vendin tonë është 7.6%, ndërsa përmirësimi i situatës ekonomike pritet vitin e ardhshëm.

“Tkurrja ekonomike, BB e BERZH kanë parashkuar një rënie, e cila është në linjë me parashikimet tona. Parashikimi i deritanishëm është deri në 7%, por ndryshojnë javë pas jave, sepse ekonomia është dinamike dhe ne parashikojmë që ekonomia do i rikthehet ringritjes vitin e ardhshëm. Nëse nuk përkeqësohet situata nga Covid. Presim që këto dy-tre muaj të kemi përmirësim të situatës ekonomike”.

Në konferencën për mediat pas mbledhjes së këshillit mbikëqyrës të BSH-së, Sejko theksoi se borxhi është instrumenti bazë për kapërcimin e krizës ekonomike nga pandemia.

“Borxhi është një e keqe e domosdoshme për të gjitha vendet e prekura nga kriza e pandemisë që e kanë rritur borxhin e jashtëm dhe të brendshëm. Parametrat e borxhit janë toleruar për të kapërcyer, si instrumenti bazë për kapërcimin e krizës”.

Guvernatori i BSH-së, thekson se për të kapërcyer krizën duhet të vazhdojmë me politikat fiskale, për të ulur nivelin e borxhit dhe defiçitin buxhetor.

Sa i takon blerjes së eurove, Sejko rendit dy arsyet që BSH ka blerë euro para pandemisë për të ruajtur rezervat dhe se mbiçmimi i kursit të këmbimit ndikonte negativisht në nivelin e inflacionit, por situata ka ndryshuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos