"Të punoje me Meryl Streep ishte një ferr i vërtetë"

Nga A2 CNN
27 Qershor 2023, 21:32 | Showbiz
"Të punoje me Meryl Streep ishte një ferr i

Meryl Streep është një nga aktoret më të talentuara në historinë e kinematografisë. Ajo ka 21 nominime dhe tre çmime Oscar në karrierë, ndaj të punosh me të është luks dhe shenjë suksesi. Megjithatë, ajo është edhe një aktore metodike dhe kur duhet të mishërojë një personazh, e bën atë si në set, ashtu edhe jashtë tij.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi në xhirimet e filmit “Djalli vesh Prada”. Emily Blunt, e cila luante asistenten e saj veterane Emily Charlton, dhe Anne Hathaway, që interpretonte punonjësen e re të kompanisë, e provuan në kurrizin e tyre se çfarë do të thotë të punosh me Meryl Streep.

Në një intervistë për “Actors on Actors”, Blunt shpjegoi “ferrin” që kaloi: “Ajo është e pabesueshme dhe ishte pak e frikshme në atë film”.

Është diçka që edhe vetë Meryl Streep e theksoi në vitin 2021, kur në “Entertainment Weekly” tha se eksperienca nuk ka qenë argëtuese, por “e tmerrshme”, pasi u fut shumë në karakter, madje bënë një shaka me të në çmimet Oscar.

“Isha në depresion! Thashë, epo, ky është çmimi që paguan për të qenë shefe”, shpjegoi Streep për një nga rolet më të paharrueshme të karrierës së saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos