Të qëndrojmë apo të largohemi? Dilema e dhimbshme e të moshuarve në Çasiv Jarin e shkrumbuar

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 14:05 | Bota
Të qëndrojmë apo të largohemi? Dilema e dhimbshme e të

Bombardimet lanë pas vetëm shkrumb e hi në lagjet e Chasiv Yarit, në perëndim të Bakhmutit. Të martën e 21 marsit u sulmua dhe fshati Kalinivka në Ukrainën lindore, ndërsa banorët u evakuuan nga shtëpitë e tyre.

Midis blloqeve të apartamenteve në Chasiv Yar, banorë kryesisht të moshuar dhe me aftësi ndryshe u vunë në radhë për ujë dhe ushqime që po shpërndaheshin nga një ekip i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave.

Punonjësit e Shërbimit të Emergjencave trokitën në çdo derë, duke u kërkuar njerëzve të moshuar dhe me aftësi të kufizuara në Chasiv Yar dhe fshatrat përreth që të përgatiteshin për evakuim nga qyteti, i cili gjendet vetëm 17 km larg qytetit të shkatërruar të Bakhmutit.

Evakuimi i tyre është i vështirë dhe shpesh i bën ata të ndihen të pashpresë. Administrata ushtarake e Chasiv Yar tha se evakuimi i fëmijëve ka përfunduar të dielën e 19 marsit. Forcat ukrainase kanë zmbrapsur ushtarët rusë në përpjekje për të avancuar në qendër të Bakhmutit, tha një gjeneral i lartë ukrainas të martën, por situata në qytet dhe rreth tij mbetet e tensionuar.

Beteja disamujore për Bakhmutin është bërë një nga më të përgjakshmet e luftës gati 13-mujore të Rusisë në Ukrainë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/23/femijet-ukrainas-te-deportuar-nga-pushtuesi-rus-bashkohen-me-prinderit/
https://a2news.com/2023/03/22/vale-sulmesh-ne-ukraine-rusia-bombardon-pallate-ne-kiev-dhe-zaporizhia/
https://a2news.com/2023/03/23/lufta-ne-ukraine-perendimi-po-e-con-njerezimin-drejt-armagedonit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos