Ka nisur procesi i akomodimit të 120 shqiptarëve të riatdhesuar ditën e shtunë nga Italia, të cilët do të qëndrojnë në karantinë për 14 në disa hotele në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Autoritetet kanë përzgjedhur disa njësi hoteliere në këtë zonë të cilat do strehojnë për një periudhë 14-ditore këta persona, nga të cilat 7 janë vënë aktualisht në dispozicion.
Ditën e shtunë nisi procesi i riatdhesimit të shqiptarëve të bllokuara në Itali si pasojë e pandemisë së koronavirusit, i cili pritet të zgjasë për disa kohë.
Personat që kthehen nga Italia e kanë të detyrueshme të qëndrojnë në karantinë dhe do të paguajnë vetëm 7 euro në ditë për ushqimin, 14 euro për akomodimin do të paguhet nga qeveria. (A2 Televizion)