Të riun që e grabitën me armë në dorë gjatë “luftës”

Nga A2 CNN
8 Qershor 2021, 22:47 | Bota

Një i ri nga Brazili u grabit me armë në shtëpinë e tij ndërsa kishte dhe vetë armë në dorë, por virtuale teksa po luante lojën e famshme në internet “Call of Duty”.

Helio Negreiros ishte fiksuar tek beteja online kur dy persona të armatosur i hynë në shtëpi dhe i vunë pistoletën në kokë, në kërkim të parave dhe sendeve të tjera online.

E gjithë ngjarja u transmetua live në Youtube, pasi i riu kishte lënë kanalin e tij hapur për të shfaqur lojën për ndjekësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos