All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Sekuestrohen armë, Lamborghini dhe Harley, edhe shqiptarë mes të arrestuarve nga operacioni masiv në Australi

Nga A2 CNN
8 Qershor 2021, 16:09 | Bota
All - Paragraf - 1

Më shumë se 800 kriminelë dhe mijëra persona në të gjithë botën u mashtruan nga autoritetet për të shkarkuar aplikacionin që supozohej do t’i ruante pikërisht nga organet ligjzbatuese.

Sipas mediave ndërkombëtare, në Australi, ranë në pranga pjesëtarë të ‘Ndrangheta-s që operonin atje, një bandë famëkeqe motoçiklistësh, por edhe personazhe të botës së krimit me origjinë shqiptare. Në total, në Australi janë ngritur akuza për 224 persona, ndërsa janë mbyllur 6 laboratorë klandestinë droge si dhe janë parandaluar 21 atentate.

All - Paragraf - 3

Operacioni masiv u bë i mundur falë një personi, i cili, ua kishte sugjeruar shokëve të tij të botës së krimit aplikacionin në fjalë, të quajtur “AN0M”.

https://a2news.com/2021/06/08/aplikacioni-i-projektuar-nga-fbi-con-ne-arrestimin-e-qindra-kriminelevve-ne-te-gjithe-boten/

Hakan Ayik, i akuzuar si trafikant ndërkombëtar droge, jetonte mes luksit në Turqi. Ai ishte identifikuar nga autoritetet australiane si një person me lidhje të shumta në botën e krimit dhe për këtë arsye i ishte dhënë akses tek aplikacioni “AN0M”, për t’ia shpërndarë më pas miqve të tij.

Pa e ditur, Ayik u kishte sugjeruar personave të ndryshëm përdorimin e aplikacionit, si të sigurt. Por në 90 shtete në total, policia ka arritur të regjistrojë rreth 20 milionë mesazhe.

All - Paragraf - 6

Mes provave të sekuestruara, të bëra publike nga policia australiane ishin dhjetëra armë zjarri, si pistoleta, pushkë, e municione të shumta, por edhe makina dhe motoçikleta luksoze, si Lambroghini, Ducatti, Ford Mustang, Harley-Davidson. Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe sasi të mëdha lënde narkotike, para “cash”, por edhe suvenire me foto nga filmi “Kumbari”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/07/02/dekodohet-aplikacioni-i-krimit-746-te-arrestuar-ne-te-gjithe-europen/

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos