Të rrethuar nga Delta, Brataj: Sars-Cov-2 do të mbërrijë në ezaurim, është drejt fundit të mutacioneve

Nga A2 CNN
13 Korrik 2021, 10:14 | Aktualitet
Të rrethuar nga Delta, Brataj: Sars-Cov-2 do të mbërrijë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte i ftuar në Ditarin e mëngjesit në A2 ku foli rreth situatës së pandemisë në vendin tonë dhe rrezikut të variantit Delta.

Brataj u shpreh se varianti Delta është përreth Shqipërisë dhe mund të ketë hyrë në vend, por duke qenë së është më i lehtë, shumë njerëz nuk kanë kërkuar ndihmë.

Ai tha se situata është e qëndrueshme dhe bëri sërish apel për të treguar kujdes duke përsëritur edhe njëherë lajmin se Sars-Cov-2 si virus është drejt ezaurimit të tij dhe përfundimit të mutacioneve.

“Duke qenë se Delta është më i lehtë, shumë njerëz nuk kërkojnë ndihmë, por realiteti mund të jetë shumë më ndryshe. Momentalisht, treguesit janë brenda normave. Pritet që Delta të dominojë Europën brenda verës. Vaksinimi po ecën me hapa të mëdha dhe për këtë arsye rastet do të jenë më të kontrolluara. Virusi Delta po kap moshat e reja dhe kjo do të thotë që po infekton të pavaksinuarit. Fatmirësisht, nuk janë parë forma të rënda. Të gjithë viruset kanë mutacionet e tyre deri sa mbërrijnë në ezaurim. Edhe Sars-Cov-2 do të mbërrijë në ezaurimin e vet, është drejt fundit të mutacioneve, jo vetëm si pandemi”, tha Brataj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/12/varianti-delta-ka-hyre-ne-shqiperi-cfare-duhet-te-dime-lidhur-me-simptomat/
https://a2news.com/2021/07/12/shtohen-dyshimet-per-delten-brataj-raste-me-simptoma-te-variantit-indian-kryeni-vaksinen/
https://a2news.com/2021/07/12/nje-person-i-dyshuar-me-variantin-delta-ne-shqiperi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos