Një vajzë ka sfiduar vdekjen, pasi doli jashtë ballkonit në një ndërtesë shumëkatëshe për të pozuar në mënyrë të rrezikshme për foton “perfekte” në rrjetet sociale.
I tmerruar nga çmenduria që po ndodhte, një burrë, nga apartamenti përballë, e filmoi vajzën që po rrezikonte jetën e saj, për një selfie në resortin Mooloolaba's Seaview në Queensland.
Në video, vajza mund të shihet duke hipur mbi ballkonin e katit të 11-të të hotelit, përpara se të gjunjëzohet në parvaz, ndërsa shoqja e saj kërkon këndin më të mirë të fotografisë. (A2 Televizion)