
Kompania amerikane Vera Mobility, që prodhon kamera sigurie për semaforë, ka përmbledhur në një video aksidentet më të frikshme të shkaktuar nga personat që nuk kanë respektuar semaforët në Shtetet e Bashkuara përgjatë vitit 2020, një vit ku qarkullimi ka qenë në nivele të ulëta, për shkak të kufizimeve prej pandemisë së koronavirusit.
Në të 10 aksidentet e renditura dëmet kanë qenë të konsiderueshme. Kamerat e sigurisë lejojnë që të regjistrohet dhe identifikohet edhe targa e shkelësve, për të mundësuar ndëshkimin e tyre në rast se largohen nga vendi i aksidentit.
Kompania tha se me publikimin e këtyre videove të ndërgjegjësojë ngarësit e makinave që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. (A2 Televizion)