
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës në qytetin e Kavajës, ku raportohet për 3 persona të plagosur.
Policia bën të ditur se në fshatin Sinaballaj, rreth orës 11:50, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, fillimisht me sende të forta dhe më pas duke përdorur armë zjarri, janë plagosur shtetasit E. J., 27 vjeç dhe K. Ll., 22 vjeç, si dhe është dëmtuar me sende të forta shtetasi J. J., 24 vjeç.
Personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kavajës, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)