Të shtëna me armë në një festë në Kaliforni, ka të lënduar

Nga A2 CNN
22 Maj 2022, 11:47 | Bota
Të shtëna me armë në një festë në Kaliforni,

Një person humbi jetën dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat me armë në një festë ku merrnin pjesë qindra persona në San Bernardino të Kalifornisë Jugore.

Me të mbërritur në vendin e festës që mbahej brenda një qendre të madhe tregtare, agjentët e policisë gjetën viktimën dhe të plagosurit, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia nuk ka arrestuar ende asnjë person për ngjarjen, ndërkohë që motivi i të shtënave mendohet të ketë qenë një sherr i momentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos