Të shtëna me armë u regjistruan në një shkollë të mesme në Kaliforni duke shkaktuar panik te nxënësit dhe mësuesit e pranishëm. Një adoleshent nxori një armë automatike nga çanta në territorin e shkollës në Santa Rosa dhe qëlloi në drejtim të një bashkëmoshatari duke e lënë atë të plagosur rëndë.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bën me dije se autori i sulmit kishte vetëm viktimën si shënjestër dhe nuk pati një kërcënim për komunitetin. Megjithatë të shtënat shkaktuan panik të madh te nxënësit e shkollës të cilët u larguan menjëherë nga territori i shkollës.
Ndërhyrja e policisë bëri të mundur arrestimin e autorit dhe të një bashkëpunëtori tjetër që e kishte ndihmuar në krim. Një hetim është hapur për të zbuluar shkaqet e vërteta që e çuan adoleshentin të merrte armën dhe të qëllonte në shkollë. (A2 Televizion)