Të shtënat me armë në një festë Halloween-i në SHBA kanë shkaktuar 3 viktima dhe 9 të plagosur, ndërkohë që personi që ka hapur zjarr është në ndjekje nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në Long Beach të Kalifornisë.
Trupat e pajetë u gjetën në oborrin e një shtëpie dhe ishin veshur me kostume të frikshme.
Të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në një spital të Los Angeles.
Sipas fqinjëve, janë dëgjuar 20-30 të shtëna, ndërkohë që disa sekonda më parë kanë dëgjuar një makinë të vinte me shpejtësi drejt shtëpisë ku ndodhi masakra. (A2 Televizion)