
Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së martës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Të dhënat nga policia bëjnë me dije se një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë nga të shtënat dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Dyshohet se i riu me Redi Balla është qëlluar me armë ndërsa ndodhej në brendësi të makinës së tij, e cila në ato momente ishte e parkuar
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit. (A2 Televizion)