Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset i riu! Autori në kërkim

Nga A2 CNN
30 Korrik 2023, 08:37 | Kronikë
Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset i riu! Autori

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Fier, ku një persona ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në vendin e quajtur "Vija e ngjalës".

I plagosuri është identifikuar si Orges Buzi 33 vjeç, banues në Fier, e ndërsa autori Ledion (Enea) Nebiu, 30 vjeç, banues në Patos është shpallur në kërkim. Nga sa mësohet e gjithë ka ardhur pas një sherri të çastit, motivet e të cilit nuk dihen ende.

Policia ka shpallur në kërkim autorin. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos