Aksident në Kukës, humb jetën 60-vjeçari

Nga A2 CNN
29 Korrik 2023, 22:31 | Kronikë

Një aksident me vdekje u shënua mbrëmjen e sotme në Kukës.

Rreth orës 21:20 minuta në kilometrin e 6 të aksit nacional Kukës– Shishtavec, një makinë ka përplasur një motor, që drejtohej nga një i moshuar.

Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 60-vjeçarit që drejtonte motomjetin.

Forcat të shumta policie ndodhen ne vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos