
55 persona janë arrestuar nga Policia italiane, ajo shqiptare dhe gjermane, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt vendit fqinj, kryesisht marijuanë. Operacioni u zhvillua të martën në mëngjes nga Karabinierët në Romë, por edhe qytete të tjera të Italisë, si Breshia, Modene, Xhenova. Arrestime ka pasur edhe në Vlorë dhe në Kothern të Gjermanisë.
Mediat italiane raportojnë se grupi i trafikantëve vepronte kryesisht në trena dha autobusë, ku trafikonin lëndët narkotike.
Mes të arrestuarve janë 27 shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 person nga Gambia. 3 prej tyre janë gra. Të gjithë akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, e cila shkonte nga Vlora në Itali. (A2 Televizion)