Të shtëna në paradën e 4 korrikut edhe në Filadelfia, plagosen dy policë

Nga A2 CNN
5 Korrik 2022, 07:10 | Bota

Pak orë pas masakrës në festën e Pavarësisë Amerikane në periferi të Çikagos, të shtëna me armë zjarri u raportuan edhe në Filadelfia. Mediat amerikane raportojnë se dikush hapi zjarr ndaj njerëzve pjesëmarrës në paradën e 4 korrikut dhe për pasojë janë plagosur dy oficerë policie.

Një foto e shpërndarë nga Policia tregon një plumb të ngulur në kapelën e oficerit.

Në Twitter qarkullojnë video në të cilat dëgjohen të shtëna dhe turma shpërndahet, ndërsa në sfond vazhdon shfaqja e fishekzjarrëve.

Një prani masive e policisë iu përgjigj bllokut 2400 të rrugës Spring Garden rreth orës 22:00, ku një turmë masive u mblodh për të parë një koncert të titulluar nga Jason Derulo i ndjekur nga një shfaqje fishekzjarrësh.

Të shtënat me armë bënë që turma masive të shpërndahej në mes të shfaqjes së fishekzjarreve, gjë që shtoi më shumë konfuzion në situatën kaotike.

Nuk është raportuar për të arrestuar dhe policia nuk ka thënë se çfarë shkaktoi të shtënat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos