Të shtënat ndaj KFOR, Sveçla: Vijojnë lojërat kriminale të Vuçiç

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2022, 09:17 | Kosova
Të shtënat ndaj KFOR, Sveçla: Vijojnë lojërat

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar ashpër në lidhje me incidentin e fundit në Veri ku u raportuan të shtëna me armë ndaj trupave të KFOR.

Për ministrin Sveçla, kjo ngjarje tregoi edhe njëherë vijimin e lojërave kriminale të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Fillimisht, deklaruan se në Zubin Potok ka pasur përleshje të armatosura të iniciuara nga Policia e Kosovës dhe Njësitë e saj Speciale. Mirëpo, kur e kuptuan se bandat kriminale të mbështetura nga vet ai kanë sulmuar KFOR-in, duan t’i mohojnë të gjitha sulmet”, shkruan Sveçla.

Ministri përsëriti edhe njëherë qëndrimin për largimin sa më të shpejtë të barrikadave dhe i bëri thirrje autoriteteve serbe që të ndalin mbështetjen për strukturat kriminale që duan të destabilizojnë Veriun e Kosovës.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë të luajë rolin e saj dhe të përmbushë misionin e vet. Bëj thirrje tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e propagandës së Serbisë për të nxitur një konflikt të ri dhe të bashkëpunojnë me Policinë dhe organet e rendit”, shkroi Sveçla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos