Të “tradhëtuarit” nga Dumani, Apeli refuzon lirimin e 9 të arrestuarve

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 19:46 | Kronikë
Të “tradhëtuarit” nga Dumani, Apeli refuzon lirimin e 9

Gjykata e Posaçme e Apelit la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 8 nga të arrestuarit e operacionit “Plumbi i artë”.

Në këtë vendim, Apeli refuzoi kërkesat për masa më të buta sigurie për Ilirian Feçin, Fatos Gosën, Elvis Koçin (Çaushllarin), Ardian Uzunin, Altin Ndocin, Petrit Qolin, Agron Qolin, Gentian Sharrën dhe Leonard Palushin.

Të dyshuarit e SPAK u prangosën pasi SPAK mori dëshminë e Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt, bashkëpunëtorë të drejtësisë. Ata i identifikuan si të përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale në harkun kohor 2011-2022.

Për këto ngjarje, SPAK i mori gjykatës 32 urdhër-arreste. Nëntë persona u arrestuan, ndërsa 9 të tjerë ishin arrestuar më herët. 18 të tjerët, mes të cilëve edhe Talo Çela, janë shpallur në kërkim.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos