Teatri Kombëtar në "Europa Nostra", së shpejti ekipe ekspertësh të BE me plane për rimëkëmbjen

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 10:09 | Aktualitet
Teatri Kombëtar në "Europa Nostra", së shpejti ekipe

Bashkimi Evropian merr zyrtarisht krahun e Teatrit Kombëtar. Sipas Aleancës për Teatrin, në një komunikim zyrtar,  Mariya Gabriel, Komisionerja e Bashkimit Evropian për inovacionin, kërkimin, kulturën, edukimin dhe rininë, bëri të ditur publikisht mbështetjen e saj për shtatë nismat për mbrojtjen e vendndodhjeve me rëndësi të veçantë të trashëgimisë kulturore që më 24 mars u shpallën si pjesë e programit të “Europa Nostra” për vitin 2020, ku Teatri Kombëtar figuron në krye.  

Sipas saj, në muajt në vijim ekipe ekspertësh do të zhvillojnë plane aksioni për rimëkëmbjen e këtyre vendndodhjeve dhe për identifikimin e burimeve të mundshme të fondeve.

Qëllimi i programit të “7 vendndodhjeve më të rrezikuara” është që të shërbejë si katalizator dhe të promovojë ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore evropiane përmes “fuqisë së shembullit të mirë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos