Teatri shëtitës, "Një dasmë e hatashme" luhet në Gjirokastër

Nga A2 CNN
22 Maj 2023, 12:55 | Aktualitet
Teatri shëtitës, "Një dasmë e hatashme" luhet

“Një dasmë e hatashme” është prezantuar për publikun gjirokastritas në sallën e teatrit “Zihni Sako”. Nën interpretimin e aktorëve Julian Deda, Fatma Haxhialiu, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj dhe Engjëll Hoxha, komedia britanike u pëlqye dhe u duartrokit nga publiku i pranishëm në sallë, i cili ka dëgjuar dhe reaguar në kohën e duhur lojën e aktorëve.

Të tjerë aktorë janë kthyer pas shumë vitesh në sallën e Zihni Sakos, dhe përveç emocioneve janë surprizuar edhe nga publiku.

Ndërsa për regjisorin Kiço Londo, shfaqja premton një rikthim të shpejtë përpara publikut gjirokastrit.

Gjatë sezonit veror, teatrit “Zihni Sako” parashikon një aktivitet të dendur me shfaqja dhe aktivitete të shumta kulturore artistike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos