Teherani del nga karantina pavarësisht përparimit të pandemisë

Nga A2 CNN
18 Prill 2020, 19:08 | Bota
Teherani del nga karantina pavarësisht përparimit të

Në një kohë kur pandemia e koronavirusit vijon të përparojë në Irani, Teherani ka vendosur të dalë nga karantina dhe qeveria i ka bërë punonjësit në sektorin publik dhe atë privat që të rikthehen në punë.

Provincat e tjera në Iran i kanë hequr masat shtrënguese që një javë më parë.

Megjithatë shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, së bashku me impiantet sportive, ndërsa në restorante mund vetëm të porosisësh dhe ta marrësh ushqimin me vete.

Deri në këto momente Irani numëron mbi 80 mijë persona të prekur nga koronavirusi dhe 5 mijë viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos