
Milan ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Lazion dhe kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, ku përballë do të ketë Interin.
Kuqezinjtë e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë, ku shënuan 3 gola, dy prej të cilëve i shënoi Olivier Giroud, i cili sërish u bë protagonist, disa ditë pasi përmbysi Interin po me një dygolësh.
Golat e tjerë për ekipin e drejtuar nga Stefano Pioli i shënoi Leao (24’) dhe Kessie (79’). (A2 Televizion)