Leo Messi rikthehet në kombëtare që pas “Rusi 2018”

Nga A2 CNN
19 Mars 2019, 16:48 | Futboll
Leo Messi rikthehet në kombëtare që pas “Rusi 2018”

Lionel Messi është rikthyer të stërvitet me kombëtaren e Argjentinës për herë të parë që pas eliminimit në Botërorin Rusi 2018.

Kapiteni 31-vjeçar është grumbulluar me përfaqësuesen “Albi-Seleste” për dy miqësoret e radhës, ato ndaj Venezuelës dhe Marokut.

Messi ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes kur vjen puna tek ekipet përfaqësuese, që prej tërheqjes së bujshme pas finales së Kupës së Amerikës tre vite më parë, por më 5 herë fituesi i “Topit të Artë” bëri prapa-kthehu vetëm pak muaj më vonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos