Sadiku braktis stërvitjen në prag të sfidës ndaj Turqisë

Nga A2 CNN
20 Mars 2019, 15:09 | Futboll
Sadiku braktis stërvitjen në prag të sfidës ndaj

Kur jemi vetëm dy ditë larg nga ndeshja e parë e eliminatoreve Euro 2020, Kombëtarja po përballet me një tjetër problem, tashmë në fazën sulmuesi.

Armando Sadiku, i cili pritej të mbante peshën e sulmit ndaj Turqisë e më pas Andorrës, ka ndërprerë stërvitjen paraditen e sotme për shkak të një problemi muskolor.

Shkalla e dëmtimit ende nuk është e qartë, por nuk përjashtohet mundësia që ai të mungojë ndaj Turqisë, e cila do të ishte me të vërtetë serioze për skuadrën e Panuccit, që në këtë repart ka të gatshëm vetëm Balaj, i cili nuk është se gëzon një formë optimale.

Një zgjidhje mund të jetë edhe thirrja e sulmuesit të Shpresave, Vrioni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos