Parashikimi i motit: 9 gusht 2021

Nga A2 CNN
9 Gusht 2021, 08:29 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 9 gusht 2021

Në pjesën më të madhe të vendit, moti do të jetë i kthjellët, ndërsa orët e mesditës e pasdites, sjellin vranësira kalimtare në veri dhe zonat lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 1-2°C në të dyja vlerat ditore duke bërë që termometri të luhatet nga 16°C në mbi 39°C.

Era do të fryjë e lehtë në mëngjes e mbrëmje, por mesatare dhe rrallëherë e fortë gjatë mesditës e pasdite; era do të fryjë nga drejtimi perëndimor, duke krijuar dallgëzim rreth 3 ballë në brigjet detare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos