Tenis, Serbia fiton kundër Spanjës edicionin e parë të ATP Cup

Nga A2 CNN
12 Janar 2020, 23:42 | Sporte të tjera
Tenis, Serbia fiton kundër Spanjës edicionin e parë të ATP

Serbia fiton edicionin e parë të ATP Cup turneu ndërkombëtar më i ri i tenisit për meshkuj që u mbajt në Sydney të Australisë, duke u hakmarrë ndaj Spanjës që e kishte mundur në kupën tradicionale për shtete, Davis Cup.

Ballkanasit fituan me rezultatin 2-1. Spanja fitoi pikën e parë me anetë Bautista Agut, i cili dominoi Lajovic 7-5 6-1.

Por talenti i Novak Djokovic mjaftoi për të mundur fillimisht rivalin e tij Rafael Nadal 6-2 7-6, dhe më pas për të triumfuar bashkë me Troickin 6-3 6-4 ndaj çifti spanjoll Busta dhe Lopez.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos