
Vllaznia në basketboll për meshkuj e nisi me humbje vitin 2020, me Pejën që i prishi debutimin trajnerit Darko Vujaçiç.
Kuqeblutë u thyen me rezultatin 91-87 në Ligën Ballkanike, edhe pse e mbyllën në avantazh periodën e parë të sfidës. Me këtë disfatë, shkodranët zbresin në vendin e fundit në grup.
Kjo ishte humbja e tretë me radhë dhe e pesta në përfaqësimin ndërkombëtar për Vllazninë, që në këtë edicion të Ligës Ballkanike ka regjistruar vetëm një fitore.
Sfida e radhës për kuqeblutë është ajo e 23 janarit, ku do të luajnë në transfertë përballë Rahovecit, një tjetër skuadre nga liga e basketbollit në Kosovë. (A2 Televizion)