
Pas aksidentit që i kushtoi jetën pilotit Paulo Goncalves, garat e Dakar janë pushtuar sërish nga frika. Në etapën e 11-të, një tjetër pilot u përfshi në një incident shumë të rëndë.
Edwin Straver, 48-vjeçari holandez u rrëzua në një prej kthesave të pistës, ndërsa pësoi atak kardiak dhe u dëmtua rëndë në shtyllën kurrizore.
Straver ndodhet në gjendje kritike për jetën, në spitalin e Rijadit, në Arabinë Saudite. (A2 Televizion)