Tokio përgatitet për “shfaqjen më të bukur në botë”

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 14:38 | Sporte të tjera
Tokio përgatitet për “shfaqjen më të bukur në

Rrathët olimpikë të përmasave gjigande mbërritën në Tokio, të transportuar me anije. Kryeqyteti japonez po bëhet gati për eventin e rëndësishëm sportiv, me organizatorët që kanë premtuar se kjo do të jetë “shfaqja më e bukur në botë”.

Instalacioni mbi 32 metër i gjatë dhe 15 metër i lartë u transportua në Parkun Ujor të Odaiba-s. Ai u realizua në Jokohama dhe do të qëndrojë në vendin, ku gjatë verës së ardhshme do të zhvillohen garat e triathlonit.

Simboli i Lojërave Olimpike do të inaugurohet zyrtarisht më 24 janar, ekzaktësisht gjashtë muaj përpara startit të Tokio 2020. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos