​Shoferi i numrit dy të Listës Serbe, ndër më të dhunshmit në protestën ku u lënduan ushtarët e KFOR-it

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 14:38 | Kosova

Danijel Smigiç, shoferi i nënkryetarit të Listës Serbe Igor Simiç, ishte ndër personat më të dhunshëm në protestën e së hënës (29 maj), ku si rezultat i egërsisë së protestuesve u lënduan 30 paqeruajtës të KFOR-it.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka shpërndarë një video në rrjete sociale ku edhe shihet Smigiç duke goditur pa ndalim ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, raporton KosovaPress.

“Danijel #Smigic, shoferi i Igor #Simiç, udhëheqës i @srpskalista, ishte një nga personat më të dhunshëm në protestën e djeshme në veri të #Kosovës, ku u plagosën më shumë se 25 ushtarë të #NATO-s”, ka shkruar të martën Musliu.

Serbët në veri janë duke protestuar që nga e premtja. Protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa anuluan edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi Prishtina refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/29/gaz-lotsjelles-dhe-te-shtena-me-arme-kfor-nderhyn-me-force-ne-zvecan-per-shperndarjen-e-serbeve/
https://a2news.com/2023/05/29/perplasje-mes-serbeve-dhe-kfor-it-dhjetera-te-plagosur-gazetaret-bllokohen-ne-nje-bar-kafe/
https://a2news.com/2023/05/29/perplasje-mes-serbeve-dhe-kfor-it-dhjetera-te-plagosur-gazetaret-bllokohen-ne-nje-bar-kafe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos