
Një moment tensioni është regjistruar në fund të konferencës për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Vuçiç, kur është folur për çështjen e draftit që kreu i qeverisë shqiptare i ka dorëzuar presidentit francez dhe kancelarit gjerman për Asociacionin.
Edi Rama u shpreh se këtë draft për statusin e komunave me shumicë serbe ia kishte çuar “kumbarëve të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës”, duke iu referuar Francës dhe Gjermanisë, gjë që solli dhe reagimin me tone të ashpra të liderit serb.
Vuçiç u shpreh se në Serbi njerëzit i zgjedhin vetë kumbarët e tyre, duke theksuar se sipas marrëveshjes së Brukselit është vetëm vendi i tij ai që mund të propozojë statutin e Asociacionit. (A2 Televizion)