“Konjufca tjetër gjë tha në takim, tjetër jashtë”, Rama: Albini është në një botë tjetër

Nga A2 CNN
7 Korrik 2023, 17:06 | Politikë
“Konjufca tjetër gjë tha në takim, tjetër

Në konferencën me kryeministrin malazez, Dritan Abazoviç, kreu i qeverisë, Edi Rama foli dhe në lidhje për takimin e munguar me Albin Kurtin në Prishtinë.

Rama tregon se insistoi për të takuar Kurtin deri në momentin e fundit, teksa shprehet se kryeministri i Kosovës po “jeton në një botë tjetër”, e cila është e izoluar nga aleatët.

Rama shprehet se do ta ftojë Kurtin në takimin e Tiranës, por nuk e ka të sigurt nëse ai do të marrë pjesë apo jo.

“Sa i përket pse nuk u takuam iu siguroj që bëra çmos që të takohemi deri në minutën e fundit. Ai ka arsyet e tij. Është në një botë tjetër, dhe unë e respektoj sikletin e asaj botë. Unë mendoj që kjo bota ku jam unë është më e madhe se ajo ku është Albini. Këtu janë të gjithë aleatët, ndërsa Albini është shkëputur dhe rri në një botë të mbyllur. Unë kam për detyrë ta ftoj Albinin në takimin e Tiranës, nuk kam për detyrë ta kidnapojë. Ai është i ftuar si gjithë të tjerët. Dhe i kam thënë Brukselit se takim kryeministrash në Tiranë pa kryeministrin e Kosovës, nuk ka. Them që do vijë”, tha Rama.

Kryeministri Rama komentoi dhe deklaratat e kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke thënë se ai tha tjetër gjë në takim dhe tjetër kur doli jashtë tij, por pse e bëri këtë duhet pyetur Albin Kurti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/07/kurti-refuzoi-takimin-rama-nuk-shkova-per-tu-martuar-ne-prishtine-kurti-i-ftuar-ne-shqiperi-mund-synoje-te-behet-dhe-zot-shtepie/

A2 CNN Livestream

Latest Videos