Edhe pse u luajt në Elbasan dhe pa praninë e tifozëve në stadium, derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana është karakterizuar nga tensioni në fushën e lojës dhe nga dhuna jashtë stadiumit.
Partizani ishte skuadra që triumfoi në këtë ndeshje me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Eraldo Cinari, lojtari “problematik” i të kuqve, i cili u rikthye me skuadrën pas shumë problemeve.
Tirana shpërdoroi në pjesën e parë, me Muçin dhe Seferin, ndërsa pjesa e dytë nisi me dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër. Bardhi u ndëshkua për Partizanin, ndërsa Batha për Tiranën. Pika kulmore e ndeshjes ishte në minutën e 83 kur Eraldo Cinari vendos gjithçka me golin e tij.
Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 26 pikëve, 9 më pak se Vllaznia e vendit të parë. (A2 Televizion)