All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tensione në Gjirin Persik, dy helikopterë me komando iranianë sulmojnë anijet greke

Nga A2 CNN
27 Maj 2022, 19:31 | Bota
Tensione në Gjirin Persik, dy helikopterë me komando iranianë
All - Paragraf - 1

Dy njësi komandosh iraniane kanë sulmuar mbrëmjen e së premte dy anije cisterna në pronësi të kompanive greke në Gjirin Persik.

Sipas informacioneve të para, cisterna e parë me emrin “Delta Poseidon” dhe anija "Prudent Ëarrior" po udhëtonin përmes Gjirit Persik drejt Agios Theodoros ku ndodhen rafineritë e Motor Oil.

All - Paragraf - 3

Të dhënat tregojnë se bastisja mund të jetë hakmarrje për kapjen e një anijeje ruse që transportonte naftë iraniane në Karysto.

Në dy anijet greke kanë zbritur nga 7 persona të armatosur nga një helikopter që i përket ushtrisë iraniane, të cilët kanë qëlluar me armë dhe kanë terrorizuar ekuipazhin.

Menjëherë Athina zyrtare i ka dërguar një notë proteste Teheranit, duke i cilësuar sulmet në anije si akte piraterie

All - Paragraf - 6

Ministria e Punëve të Jashtme gjithashtu ka njoftuar tashmë Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, Organizatën Ndërkombëtare Detare, si dhe aleatët dhe partnerët e Greqisë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos