OBSH e konfirmon: Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ndaj Omicron

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2021, 13:26 | Bota
OBSH e konfirmon: Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ndaj Omicron

Vaksinat ekzistuese duhet t’i mbrojnë njerëzit që hasen me variantin e ri të koronavirusit, Omicron. Pohimi erdhi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që thekson se ato mund të shmangin simptomat e rënda. Kjo vjen pas testeve të para laboratorike të variantit të ri nga Afrika e jugut që sugjeruan se Omicron mund të shmangë pjesërisht mbrojtjen nga vaksinat e Pfizer.

Studiuesit thanë se ka pasur “një rënie të madhe” në nivelin e neutralizimit të variantit të ri nga antitrupat e krijuara nga vaksina. Por zyrtari i OBSH, Mike Ryan, tha se nuk ka asnjë shenjë që Omicron mund të ketë më shumë shanse se variantet e tjera në anashkalimin e vaksinave.

“Ne kemi vaksina shumë të efektshme që janë provuar të tilla kundër të gjitha varianteve deri më tani, për sa i përket mbrojtjes nga simptomat e rënda dhe shtrimet në spitale dhe nuk ka asnjë arsye për të menduar të kundërtën.”

Zyrtari I OBSH shtoi se të dhënat fillestare për Omicron janë shpresëdhënëse pasi varianti i ri i sëmurë të infektuarit më pak se Delta dhe variantet e tjera. Marrë shkas nga kjo, ekspertët shëndetësorë shpresojnë që kjo të jetë rruga jonë e daljes nga gjendja pandemike.

Omicron është varianti i koronavirusit me më shumë mutacione deri më tani. Është përhapur në mbi 30 shtete të botës, ndërsa ekspertët mendojnë se shumë shpejt mund të bëhet varianti më dominues I Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos