Tensionet në Lindjen e Mesme, raketat godasin Izraelin pas vrasjes së militantëve

Nga A2 CNN
13 Maj 2021, 08:40 | Bota
Tensionet në Lindjen e Mesme, raketat godasin Izraelin pas vrasjes së

Militantët e Hamasit kanë lëshuar dhjetëra raketa në Izrael pasi sulmet ajrore izraelite vranë komandantët dhe rrëzuan një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza.

Përshkallëzimi i luftimeve, i cili filloi të hënën, ka nxitur Kombet e Bashkuara të paralajmërojë për një "luftë në shkallë të plotë".

Konflikti ka shkaktuar, gjithashtu, një valë dhune në rrugë në Izrael midis hebrenjve dhe arabëve izraelitë. Drejtuesit politikë kanë bërë thirrje për qetësi.

Të paktën, 67 njerëz në Gaza dhe shtatë njerëz në Izrael janë vrarë.

Luftimet shpërthyen të hënën pas disa javësh të rritjes së tensionit izraelito-palestinez në Jerusalemin Lindor, i cili kulmoi me përplasjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë.

Për një ditë të dytë, pati dhunë në zonat e Izraelit me popullsi të përzier hebreje dhe arabe. Më shumë se 374 njerëz u arrestuan dhe 36 oficerë u plagosën, tha policia izraelite.

Kryeministri Benjamin Netanyahu, duke folur natën vonë të mërkurën, tha se ai planifikoi të dërgojë forca ushtarake për të ndihmuar policinë të mbajë rendin në qytetet e shkatërruara nga dhuna.

Netanyahu tha se sulmet në ditët e fundit arritën në "anarki".

"Asgjë nuk mund të justifikojë një turmë arabe që sulmon hebrenjtë dhe asgjë nuk mund të justifikojë një turmë hebreje që sulmon arabët", tha ai në një deklaratë me video, siç raportohet nga “Times of Israel”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos