
Politologu Ilir Kalemaj komentoi në Debat zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe takimet e zhvilluar në Bruksel të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç me zyrtarët e lartë të BE.
Sipas Kalemajt, krizat e krijuara në veri janë të prodhuara dhe jashtë proporcionit, që iu shërbejnë dy liderëve për arsye politike, por jo Kosovës.
“Kemi të bëjmë me kriza të prodhuara dhe të fryra jashtë proporcionit, si targat, instalimi i kryetarëve pa u koordinuar me aleatët. Këto kriza i shërbejnë Vuçiç, i shërbejnë dhe Albin Kurtit për çështje të brendshme, por nuk i shërbejnë Kosovës. (A2 Televizion)