Tensionet në veri, Kurti takon opozitën, Haradinaj braktis mbledhjen: Kryeministri nuk sqaron pse ka prishur raportet me SHBA

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 09:53 | Kosova
Tensionet në veri, Kurti takon opozitën, Haradinaj braktis mbledhjen:

Kryeministri kosovar, Albin Kurti, po zhvillon sot një takim me liderët e partive opozitare. Por pak minuta pas fillimit, që nisi në orën 8, lideri i AAK Ramush Haradinaj braktisi tryezën, duke shpjeguar më vonë arsyet, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizoj kërkesën e tyre.

Sipas ish-kryeministrit, “është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, duke nënkuptuar Shtetet e Bashkuara që shfaqën publikisht zhgënjimin e tyre për mosshtyrjen e afatit për targat.

https://a2news.com/2022/11/05/haradinaj-paralajmeron-kurtin-te-nderprese-shkaterrimin-e-vendit-perndryshe-do-ta-bejme-ne/

Haradinaj i ka kërkuar edhe më herët kryeministrit të tërhiqet nga vendimi për qortimin, gjobitjen dhe më pas bllokimin e makinave të serbëve të Kosovës që nuk mbajnë targat e Republikës së Kosovës.

Gjatë paradites së të shtunës, Lista Serbe vendosi të tërhiqet nga të gjitha institucionet e vendit, ndërsa policët në veri të Kosovës hoqën në mënyrë demonstrative uniformat dhe braktisën detyrën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/21/kurti-haradinaj-flasin-per-dialogun-qeveria-idete-nga-kancelarite-perendimore-sprove-per-ne/

A2 CNN Livestream

Latest Videos