Tensionet në Veri, Mediu: Qëndrimi dhe indiferenca e qeverisë shqiptare, absurde

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2022, 18:04 | Politikë
Tensionet në Veri, Mediu: Qëndrimi dhe indiferenca e qeverisë

“Tensione të qëllimshme të koordinuara mes Beogradit dhe Moskës.” Kështu e ka përshkruar situatën në Veri të Kosovës kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Mediu shprehet se si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria duhet të “kërkojë urgjentisht dënimin e të gjitha veprimeve të nxitura nga Beogradi.”

Po ashtu, kreu i PR-së shprehet se kryeministri Edi Rama duhet sa më parë të komunikojë me autoritet evropiane për të ndërhyrë menjëherë për largimin e barrikadave dhe ndalimin e sulmeve ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX-it. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CmCGsbOM-qF/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos