Tensionet në veriun e Kosovës, Gjermania po shqyrton dërgimin e trupave shtesë

Nga A2 CNN
7 Korrik 2023, 13:55 | Kosova
Tensionet në veriun e Kosovës, Gjermania po shqyrton dërgimin e

Gjermania mund të dërgojë trupa shtesë për të përforcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, mes tensioneve të vazhdueshme në veriun e banuar me shumicë serbe.

Njoftimin e dha të premten ministri i Mbrojtjes në Gjermani, Boris Pistorius: “Pas kërkesës nga kolegia ime austriake Klaudia Tanner, ne po shqyrtojmë mundësinë për rritjen e angazhimit, brenda mandatit aktual që t’i lehtësohet barra Austrisë”.

Pas rindezjes së tensioneve në veriun e Kosovës gjatë muajit maj, NATO angazhoi 700 trupa shtesë, përveç 4000 forcave paqeruajtëse në këtë shtet.

Berlini njoftoi më herët se ka ndërprerë përkohësisht bashkëpunimin me Kosovën në disa fusha të caktuara, për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të BE-së për zbutje të tensioneve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos