Tentoi të prishte me ekskavator shtëpinë e komshiut, ekzekutohet shqiptari

Nga A2 CNN
6 Janar 2023, 18:13 | Kronikë
Tentoi të prishte me ekskavator shtëpinë e komshiut, ekzekutohet

Një 57 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Arezzo të Italisë pasi u qëllua disa herë me armë zjarri nga fqinji i tij në lokalitetin e San Polos.

Të dhënat paraprake bëjnë me dije se 57-vjeçari shqiptar, ende i paidentifikuar ishte konfliktuar disa herë me fqinjin e tij 53 vjeçar, i cili më pas qëlloi në drejtim të tij me një armë që e mbante pa leje.

Sipas dëshmive nga vendngjarja viktima kishte shkuar me një ekskavator pranë banesës së autorit dhe kishte dëmtuar 4 makina të parkuara, për të goditur më pas muret e shtëpisë, kur të gjithë familjarët ndodheshin brenda.

Më pas 53-vjeçari italian doli në dritare dhe qëlloi 5 herë në drejtim të shqiptarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka sekuestruar armën e krimit, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit mes fqinjëve që degradoi deri në vrasje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos