Aksident i rëndë te Kryqëzimi i Rrilës në Lezhë, një person i plagosur, niset me urgjencë në spital

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 18:42 | Kronikë
Aksident i rëndë te Kryqëzimi i Rrilës në Lezhë,

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”, ku dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën.

Për pasojë, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin rajonal të Lezhës për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos