
Është vënë në pranga shoferi që shkaktoi mbrëmjen e së mërkurës aksidentin me tre viktima në Rrugën e Arbrit.
Njoftohet se i arrestuari është E.L., 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër. Ditën e djeshme, rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ai është përplasur me një automjet tjetër tip 'Benz', që drejtohej nga një 55-vjeçar, banues në Maqellarë.
Si pasojë e aksidentit humbën jetën Lulzime Istrefi, Murat Istrefi dhe Kujtim Istrefi, nga e njëjta familje. Kurse, të plagosur mbeten Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç. (A2 Televizion)