
Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të vidhte në ambientet e bashkisë së Durrësit. Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, teksa tentonte të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë.
Njoftimi i Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)