Tentoi të vrasë një person me armë, arrestohet autori në Shkodër

Nga A2 CNN
15 Gusht 2019, 18:35 | Kronikë
Tentoi të vrasë një person me armë, arrestohet autori

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi ka qëlluar me armë në drejtim të një shtetasi mesditën e së enjtes.

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga shtetasin me inicialet L.L., i cili pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen Skënderbeg, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. Rr., i cili ka qenë duke punuar në autolavazhin e tij.

Personi i arrestuar dyshohet se armën që ka përdorur e ka hedhur në lumin Buna, gjatë ndjekjes nga Policia,  ku vijon puna  për gjetjen e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos